Liverpool bën gati 120 milionë euro për një 31-vjeçar…

Futboll

Liverpool bën gati 120 milionë euro për një 31-vjeçar…

Më: 24 mars 2025 Në ora: 21:21
Liverpool

Edhe pse po shkëlqen me fanellën e Bayern Munich, raportohet se Harry Kane po mendon seriozisht rikthimin në Premier League për sezonin e ardhshëm.

Sulmuesi anglez, i cili ka ruajtur instinktin e tij të golave edhe ​​në Gjermani, ka tërhequr interesin e Liverpool-it, klubi i kuq po kërkon të forcojë sulmin për sezonin e ardhshëm.

Eleminimi i herët në Champions League, humbja në finalen e EFL Cup, e kanë bërë të qartë se Liverpool ka nevojë të sigurojë një golashënues të besueshëm.

Eksperienca e Kane në Premier League, e kombinuar me aftësinë e tij për të bërë diferencën në repartin e sulmit, e bëjnë atë një nga opsionet më tërheqëse në treg.

Bayern Munich nuk do të heqë dorë lehtë nga sulmuesi i tyre , por oferta e Liverpool-it, e cila mund të arrijë në 120 milionë euro, mund ta bëjë klubin bavarez të ndryshojë mendje.

Edhe pse Kane e ka dëshmuar vlerën e tij në Bundesligë, mundësia për t’u rikthyer në Angli dhe për të konkurruar sërish në Premier League mund të jetë joshëse për 31-vjeçarin.

Javët e ardhshme do të jenë vendimtare për të përcaktuar të ardhmen e sulmuesit anglez.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat