Loshaj shënon gol në fitoren e Istanbulsporit në Turqi

Futboll

Loshaj shënon gol në fitoren e Istanbulsporit në Turqi

Më: 29 mars 2025 Në ora: 17:53
Loshaj

Skuadra e Istanbulsporit ka shënuar fitore 2:0 ndaj Adanasporit AS në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në Ligën e Parë të futbollit në Turqi.

Gol në këtë sfidë shënoi edhe mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Florian Loshaj.

Loshaj shënoi një gol të bukur në minutën e 67’të.

Ky ishte goli i katërt i 28-vjeçarit këtë edicion në ligë. Ai poashtu ka bërë edhe nëntë asiste dhe po kalon formë super të mirë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat