Zyba shkëlqen në pjesën e parë, shënon dy gola

Futboll

Zyba shkëlqen në pjesën e parë, shënon dy gola

Më: 30 mars 2025 Në ora: 14:38
 Qëndrim Zyba

Në elitën e futbollit çek, këtë fundjavë po zhvillohet xhiroja e 27-të.

Në ndeshjen Slovacko – Slovan Liberec po luan edhe mesfushori Qëndrim Zyba, i cili është pjesë e këtyre të fundit.

Zyba startoi nga fillimi në një ndeshje të Liberecit, që nga 16 shkurti.

Ai menjëherë doli në skenë, duke asistuar në minutën e 13-të, për golin e shënuar nga Krollis.

Zyba edhe vetë e gjeti rrjetën e golit, pasi shënoi nga penalltia në minutën e 29-të.

Në minutën e 36-të, Zyba përsëri e gjeti rrugën e golit, pas një depërtimi fantastik e një goditjeje maestrale.

Zyba është pjesë e Liberecit që nga vera e vitit të kaluar, ku u transferua për 500 mijë euro nga Ballkani.

Gjashtë muajt e dytë të sezonit të kaluar, Zyba kishte luajtur për Legian e Varshavës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat