Lewandowski shënues i dyfishtë, Barcelona vazhdon me fitore në Spanjë

Futboll

Lewandowski shënues i dyfishtë, Barcelona vazhdon me fitore në Spanjë

Nga: K.G. Më: 30 mars 2025 Në ora: 18:08
Pamje nga ndeshja

Barcelona ka arkëtuar tre pikë tejet të rëndësishme në luftë për titullin e kampionit.

Lideri i kampionatit ka vazhduar me fitore, kësaj radhe e mposhti me rezultat 4:1 Girona-n, në takimin e javës së 29-të.

Për Barcelonën shënuan Krejci (43' - autogol), Lewandowski (61' e 77') e Torres (86’) dhe për udhëtuesit Danjuma  (53').

Barcelona kryeson me 66 pikë, ka 3 më shumë se Real Madridi dhe Girona zë pozitën e 13-të me 34 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat