Krasniqi - kreator i fitores së Zurich-ut

Futboll

Krasniqi - kreator i fitores së Zurich-ut

Nga: K.G. Më: 30 mars 2025 Në ora: 19:00
Zurich feston

Zurich kthehet me tre pikë, duke e mposhtur me rezultat 2:1 rivalin e vjetër Grasshoppersin.

Bledian Krasniqi është kreator i fitores së mysafirëve. 

Gbamin (45+2') e Krasniqi (69') shënuan për Zurich-un dhe Bojang  (82') për vendasit.

Kapiteni Amir Abrashi u paraqit titullar për Grasshoppers-in dhe u zëvendësua në minutën e 63-të.

Lindrit Kamberi e Bledian Krasniqi luajtën titullarë për Zurich-un. 

Krasniqi u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 84-të e pesë minuta më vonë u zëvendësua.

Pas javës së 28-të në kampionatin  zviceran, Zurich zë pozitën e 6-të me 45 pikë e Grasshoppers të 11-tin me 27 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat