Sandro Tonali zbulon të vërtetën nëse tentoi direkt portën

Futboll

Sandro Tonali zbulon të vërtetën nëse tentoi direkt portën

Më: 3 prill 2025 Në ora: 15:03
Sandro Tonali

Sandro Tonali shënoi një gol mahnitës për Njukasëll kundër Brentfordit në triumfin 2:1 që bardhezinjtë morën në kampionatin e Premier Ligës.

Në minutën e 74-të të takimit, goditja e tij nga krahu i djathtë në afërsi të vijës anësore të fushës, shtangu portierin kundërshtar dhe tifozët, duke bërë xhiron e rrjetit, si një nga golat më të bukur të sezonit.

Ishte goli i karrierës së mesfushorit italian, i cili tha se kryevepra e tij ishte diçka mes një gjuajtje dhe një krosimi.

“Sinqerisht, ishte 70 për qind harkim në qendër dhe 30 për qind gjuajtje në portë”, tha Tonali.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat