Publikohen formacionet zyrtare të Egnatia - Partizani

Futboll

Publikohen formacionet zyrtare të Egnatia - Partizani

Më: 3 prill 2025 Në ora: 18:56
Pamje nga një ndeshje

Egnatia dhe Partizani përballen sot në Rrogozhinë në duelin e parë gjysmëfinal mes tyre, për një vend në finalen e Kupës së Shqipërisë.

Rrogozhinasit janë fitues në fuqi të turneut dhe duan të mbrojnë fronin në të cilin janë ulur në dy sezonet e kaluara.

Ndërkohë, Partizani kërkon t’i kthehet përsëri Kupës, që është një turne të cilin shpesh e kanë injoruar në të kaluarën, por që tashmë duket gjithnjë e më shumë si mundësia e vetme për të festuar me një trofe në këtë edicion.

FORMACIONET ZYRTARE

EGNATIA: Dajsinani, Dulis, Xhemajli, Aljev, Fangaj, Aleksi, Fernando, Kasa, Ujka, Lushkja, Bakajoko.
Trajner: Edlir Tetova

PARTIZANI: Hoxha, Bytyçi, Preka, Domgjoni, Buxhelaj, Mintongo, Ismaili, Taipi, Padstrelau, Bintsuka, Eleke.
Trajner: Skënder Gega.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat