Trajneri i Empolit: Ismajli na mungon, por është i dëmtuar

Futboll

Trajneri i Empolit: Ismajli na mungon, por është i dëmtuar

Më: 4 prill 2025 Në ora: 13:58
Ardjan Ismajli - majtas

Ardjan Ismajli u grumbullua me Shqipërinë për ndeshjet e marsit, por trajneri Sylvinho e la në pankinë.

Mbrojtësi kuqezi, më pas nuk u aktivizua as ndaj Comos dhe Bolognas në kampionat, teksa trajneri D’Aversa ka folur së fundmi për situatën e lojtarit.

“Për këtë pyetje nuk do të dija si t’i përgjigjesha, ai problemin e parë e kishte më 2 shkurt.

Përgjigjet duhet t’i japë mjeku, ai ka pasur problematika me rikthimin, është kthyer i dëmtuar nga Kombëtarja.

E kam të vështirë ta shpjegoj pasi nuk është kompetenca ime, është një lojtar i rëndësishëm që na mungon por duhet të arsyetojmë në të tashmen pa menduar për mungesat.

Nuk më takon mua të gjykoj menaxhimin që kishte në Kombëtare”, tha trajneri i Empolit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat