Marco Giampaolo për Medon Berishën: Më pëlqen, por …

Futboll

Marco Giampaolo për Medon Berishën: Më pëlqen, por …

Më: 5 prill 2025 Në ora: 14:53
Marco Giampaolo - Medon Berisha

Marco Giampaolo ka folur ditën e sotme në konferencën për shtyp në prag të takimit që Leçe do të luajë në shtëpi kundër Venezias. Duel ky që do të startojë në orën 12:30 dhe që është shumë delikat për skuadrën e Lecces.

Timonieri i skuadrës italiane përveç se analizoi këtë përballje,  foli edhe për Medon Berishën dhe mundësia që mesfushori shqiptarë ta nisë si titullarë. Giampaolo theksoi se Berisha është një futbollist që i pëlqen, por zgjedhje bëhen në bazë edhe të kundërshtarit që kanë përballë.

“Berisha është një lojtar i fortë dhe ka gjithë respektin tim. Ai do të duhet të bëjë hapat e tij, të marrë vazhdimësinë në ndeshje. Zgjedhjet e lojtarëve nuk janë kurrë absolute, ato janë të finalizuara edhe për llojin e ndeshjes dhe llojin e kundërshtarit.

Zgjedhjet i bëj herë pas here në bazë të opsioneve. Berisha është një lojtar që më pëlqen”, ka theksuar timonieri i Lecces.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat