Barcelona superiore
Barcelona ka bërë hapin e madh drejt gjysmëfinales së Champions League në futboll.
Skuadra e Barcelonës, lider i kampionatit spanjoll, me lojë e rezultat 4:0 e ka shkatërruar Borussia Dortmundin.
Ndeshjet
Barcelona - Dortmundi 4:0 (1:0)
PSG - Aston Villa 3:1 (1:1)
Mysafirët nuk i rezistuan lojës së katalunasve.
Sulmuesi polak Robert Lewandowski në formë të mirë duke shënuar dy gola për fitoren e thellë.
Në minutën e 4-të, Yamal në pozitë ballore por nuk mposhtet portieri Kobel.
Në minutën e 7-të, portieri Kobel edhe një herë e ka shpëtuar portën e Dortmundit, duke e mbrojtur goditjen e furishme të Lewandowskit.
Cubarsi goditi bukur e Raphinha e shtyri topin në rrjetë, 1:0 në minutën e 25-të.
Në pjesë e dytë, në minutën e 48-të Lewandowski thellon epërsinë në 2:0.
Lewandowski shënon golin e dytë personal në minutën e 66-të, 3:0.
Në minutën e 77-të Yamal me mjeshtri shënoi për 4:0.
PSG mezi e ka mundur me rezultat 3:1 ekipin anglez, Aston Villën.
Aston Villa udhëhoqi me 0:1 në minutën e 35-të, Rogers shënon për 0:1.
Vendasit shpejt kundërpërgjigjet në minutën e 40-të me golin e lojtarit Desire Doue i cili shënoi nga rreth 17 metra në këndin e epërm të portës së Aston Villës.
Në minutën e 49-të, PSG e nisi furishëm pjesln e dytë, Kvaratskhelia realizoi për 2:1.
Mendes në minutën e 90+2 shënon për 3:1.
PSG-në e pret punë e madhe në sfidën e kthimit në Birmingham ndaj Aston Villës.
