Përzgjidhet formacioni dhe trajneri më i mirë i javës së 34-t

Futboll

Përzgjidhet formacioni dhe trajneri më i mirë i javës së 34-t

Më: 13 prill 2025 Në ora: 16:09
Formacioni

Trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 34-t në Abissnet Superiore. Këtë javë, Vllaznia, Partizani, AF Elbasani dhe Teuta morën fitore të rëndësishme, ndërsa Skënderbeu-Tirana u mbyll në barazim 1-1.

Në portë është zgjedhur Angelo Tafas (Teuta).

Mbrojtja përbëhet nga Erdenis Gurishta (Vllaznia), Marcelino Preka (Partizani), Edison Kola (Tirana) dhe Blerim Kotobelli (Teuta).

Në mesfushë janë përfshirë Klinti Qato (Vllaznia), Kristi Qose (AF Elbasani) dhe Akileu Ndreca (Tirana).

Sulmi përbëhet nga Karim Loukili (AF Elbasani), Saleh Nasr (Skënderbeu) dhe Albers Keko (Partizani).

Trajneri më i mirë i javës është shpallur tekniku i Vllaznisë, Thomas Brdaric.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat