Ndërron jetë ish-bashkëlojtari i Albion Rrahmanit, ra nga kati i 11-të

Futboll

Ndërron jetë ish-bashkëlojtari i Albion Rrahmanit, ra nga kati i 11-të

Më: 16 prill 2025 Në ora: 12:19
Aaron Boupendza

Ish-sulmuesi i Rapid Bukureshtit, Aaron Boupendza ka ndërruar jetë në moshën 28-vjeçe.

Raportohet se futbollisti, i cili ka luajtur te skuadra rumune gjatë sezonit të kaluar, ra nga një ndërtesë 11-katëshe ku po jentonte në Kinë.

Sipas TVR Info, autoritetet kineze tashmë kanë nisur një hetim në lidhje me vdekjen e futbollistit gabonez.

Ka pretendime se ish-lojtari i Hatayasporit dhe disa skuadrave të tjera “ka bërë vetëvrasje”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat