FIFA i mbyll afatin kalimtar Tiranës, shkak janë ankesat e Liridon Latifi dhe Filip Najdovski

Futboll

FIFA i mbyll afatin kalimtar Tiranës, shkak janë ankesat e Liridon Latifi dhe Filip Najdovski

Më: 16 prill 2025 Në ora: 18:40
Tirana

Institucioni më i rëndësishëm në futbolllin botëror, FIFA i ka bllokuar Tiranës merkaton për herë të dytë në pak kohë.

Kryeqytetasve i është ndalur regjistrimi i lojtarëve për tre sensionet e radhës dhe shkak për këtë janë bërë dy lojtarë.

Liridon Latifi dhe Filip Najdovski kanë bërë ankesë ndaj klubit bardhëeblu, për pagat e prapambetura.

Mbrojtësi ka fituar rreth 75 mijë euro dëmshpërblim, por shifra mbetet e pakonfirmuar. Gjithashtu edhe Latifi ka paga të pa marra te Tirana dhe zgjidhjen e ka kërkuar në FIFA.

Mbetet të shihet se çfarë hapash do të ndjekin te Tirana, ku këtë sezon po hasin vështirësi të mëdha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat