Mehmeti me Bristol Cityn fitojnë derbin ndaj Sunderlandit

Futboll

Mehmeti me Bristol Cityn fitojnë derbin ndaj Sunderlandit

Nga: K. Goca Më: 18 prill 2025 Në ora: 17:55
Lojtarët e Bristol Cityt

Sulmuesi Anis Mehmeti është aktivizuar nga minuta 72-të në fitoren e Bristol Cityt me rezultat 2:1 ndaj Sunderlandit, në takimi e javës së 43-të të Championshipit (Liga e Dytë e Anglisë).

Sunderland nga minuta e 7-të mbetet pa një lojtar në fushë për faktin se Hume u përjashtua direkt me karton të kuq.

Për Bristol Cityn shënuan Dickie (55'), McCrorie (76') dhe për udhëtuesit Mayenda (31').

Sunderland është në vend të katërt me 76 pikë e Bristol City në të 5-tin me 67 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat