Vdes tragjikisht ish reprezentuesi i Kroacisë

Futboll

Vdes tragjikisht ish reprezentuesi i Kroacisë

Nga: K.G. Më: 18 prill 2025 Në ora: 23:46
Nikola Pokrivaç

Nikola Pokrivaç, ish - futbollist i kombëtares kroate, ka ndërruar jetë.

“Dy persona humbën jetën në një aksident trafiku pranë Karllovcit, përfshirë ish – futbollistin e kombëtares kroate, Nikola Pokrivaç.

Pokrivaç kaloi gjithashtu një pjesë të karrierës së tij te Slaven Belupo”, shkruan media kroate “24 sata”.

"U tronditëm nga lajmi i tmerrshëm. Nikola Pokrivaç, një ish-anëtar i ekipit kombëtar kroat dhe lojtar i Slaven Belupos, vdiq në një aksident me makinë.

Ai e veshi fanellën tonë nga marsi 2016 deri në fillim të vitit 2018, kur u tërhoq nga futbolli profesional. Ai luajti 11 ndeshje dhe shënoi 1 gol. Nikola, pusho në paqe. I shprehim ngushëllimet tona familjes, miqve dhe shokëve të ekipit në emër të Slaven Belupo", shkruan klubi Slaven Belupo.

Nikola Pokrivaç ishte një emër i njohur për tifozët kroatë të futbollit. Ai bëri 15 paraqitje për ekipin kombëtar kroat dhe ishte pjesë e skuadrës së Slaven Biliç në Euro 2008.

Ai e filloi karrierën e tij te Varteks dhe më vonë luajti për klube të njohura si Dinamo Zagreb, Monaco, Red Bull Salzburg dhe Rijeka.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat