Shtatë gola, Barcelona fiton sfidën dramatike në frymën e fundit

Futboll

Shtatë gola, Barcelona fiton sfidën dramatike në frymën e fundit

Nga: K.G. Më: 19 prill 2025 Në ora: 18:18
Pamje nga ndeshja

Dramë në Barcelonë mes Barcelonës dhe Celta Vigos. 

Ndeshja u mbyllë me rezultat 4:3 në favor të Barcelonës. 

Barcelona ngadhënjeu në frymën e fundit si vendas. 

Barcelona gati të befasohet nga ekipi rival.

Futbollisti Borja Iglesias është trim i ndeshjes, me het-trik-un e tij por që nuk i solli pikë Celta Vigos nga Barcelona.

Celta ishte në epërsi me 1:3 por Barcelona me zemër të madhe përmbysi gjithçka.

Për Barcelonën shënuan Torres (12'), Olmo (64') e Raphinha (68' e 90+8 – nga penalltia) dhe për Celta Vigo realizuan Iglesias (15', 52' e 62').  

Pas javës së 32-të Barcelona kryeson me 73 pikë e ka 7 më shumë se Reali në vend të dytë por ky i fundit ka një ndeshje më pak. Celta është në pozitën e shtatë me 43 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat