The Athletic: Vinicius Junior kërkon pagë më të lartë se Cristiano Ronaldo

Futboll

The Athletic: Vinicius Junior kërkon pagë më të lartë se Cristiano Ronaldo

Më: 24 prill 2025 Në ora: 18:05
Vinicius

Ka disa ditë që raportohet se Vinicius Junior e ka pranuar ofertën e Real Madrid për rinovim, por The Athletic, media shumë serioze, skruan të kundërtën.

Sipas saj, agjenti i Vinicius ka lëshuar sinjale se marrëveshja finale është ende shumë larg dhe kjo prej kërkesave të larta të lojtarit.

Sulmuesi dhe agjenti po kërkojnë kontratën më të madhe në historinë e Los Blancos.

Saktësisht, duan pagë 30 milionë euro në vit, edhe më shumë se Cristiano Ronaldo një herë e një kohë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat