Liverpool përgatitet për festën e titullit, çmime stratosferike për biletat, rreth 3000 euro!

Futboll

Liverpool përgatitet për festën e titullit, çmime stratosferike për biletat, rreth 3000 euro!

Më: 27 prill 2025 Në ora: 00:19
Pamje

Liverpool do të përballet me Tottenham të dielën në “Anfield”, në ndeshjen e kampionatit.

Për The Reds do të mjaftojë një pikë, për të fituar titullin kampion, ndaj tifozët po përgatiten për festë.

Biletat në zona që zakonisht shiten për rreth 70 euro, të interesuarit për të parë ndeshjen nga afër nuk mund ta blejnë atë pa të paktën 3000 euro.

Biletat më të lira, sipas asaj që shkruajnë mediat,  janë rreth 800 euro.

Pavarësisht çmimeve të “kripura”, tifozët nuk do humbasin mundësinë për të parë sfidën nga shkallët e stradiumit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat