Goditje e rëndë për Gostivarin, ndeshja regjistrohet me rezultat zyrtar 0:3 për Rabotniçkin

Futboll

Goditje e rëndë për Gostivarin, ndeshja regjistrohet me rezultat zyrtar 0:3 për Rabotniçkin

Nga: K.G. Më: 29 prill 2025 Në ora: 21:43
Pamje nga ndeshja

Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut e regjistroi ndeshjen e ndërprerë të javës së 29-të të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë midis Gostivarit dhe Rabotniçkit me rezultat zyrtar 0:3 për mysafirët.

Ndeshja u ndërpre në minutën e 85-të kur rezultati ishte 1:2 në favor të Rabotniçkit, pasi skuadra e Gostivarit vendosi të largohej nga fusha në shenjë pakënaqësie me gjyqtarët.

Një goditje e rëndë për skuadrën shqiptare, që rrezikon t’i merren edhe 9 pikë.

Gostivari mbetet jashtë garave evropiane.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat