Egnatia-Dinamo City, finalja e Kupës së Shqipërisë në statistika

Futboll

Egnatia-Dinamo City, finalja e Kupës së Shqipërisë në statistika

Më: 30 prill 2025 Në ora: 16:35
Foto ilustrim

Finalja e Kupës së Shqipërisë, Egnatia-Dinamo City, do të luhet të enjten, më 1 maj, në orën 18:00, në stadiumin “Elbasan Arena”.

Dy skuadrat kanë arritur me meritë në finalen e këtij edicioni dhe të enjten do të përballen për të fituar trofeun e 73-të në histori.

Egnatia e mbylli kampionatin në vendin e parë dhe përveç pjesëmarrjes në “Final Four”, tashmë ka si fokus kryesor finalen e Kupës së Shqipërisë.

Kjo është hera e tretë që rrogozhinasit arrijnë në finalen e Kupës, pasi kanë triumfuar në dy edicionet e fundit.

Dinamo City rikthehet në finalen e Kupës së Shqipërisë pas 14 vitesh. Një ekip me traditë dhe shumë eksperiencë në këtë kompeticion, dinamovitët kanë fituar 13 trofe të Kupës së Shqipërisë.

Objektivi i Dinamo City-t është të rikthejë Kupën në shtëpi, ndërsa i Egnatias, të vazhdojë të mbrojë titullin dhe të qëndrojë kampione në fuqi. Biletat për ndeshjen Egnatia-Dinamo City.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat