Hysaj asiston në fitoren e Lazios! Lojtari shqiptar përjashtohet në minutën e 76-të

Futboll

Hysaj asiston në fitoren e Lazios! Lojtari shqiptar përjashtohet në minutën e 76-të

Nga: K. Goca Më: 4 maj 2025 Në ora: 14:26
Lazio

Lazio ka shënuar fitore me rezultat 1:0 në konak të Empolit, në takimin e javës së 35-të të Serie A në futboll.

Futbollisti Elseid Hysaj ka asistuar në minutën e parë kur Dia ka realizuar për fitoren e Lazio-s. 

Hysaj ka treguar lojë të mirë në fitoren e madhe të Lazios. 

Ndeshje që pati dy futbollistë të përjashtuar, Colombo i Empolit pas dy kartonave të vedhë në minutën e 38-të dhe Hysaj në të 76-tën po ashtu pas dy kartonave të verdhë.

Kapiteni Ardian Ismajli u paraqit titullar për Empolin por mbetet duarbosh si vendas.

Lazio renditet në vend të gjashtë me 61 pikë e Empoli në të parafundit (i 19-ti) me 26 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat