Dramë në Milano, Interi feston pas 120 minutave
Interi është finalisti i parë i Champions League në futboll.
Interi spektakolar ka triumfuar pas 120 minutave me rezultat 4:3 ndaj Barcelonës në Milano.
Interi është në finalen e madhe.
Interi – Barcelona 4:3
Stadiumi "Giuseppe Meazza" në Milano.
Shikues: 80.000.
Gjyqtar: S. Marciniak (Polonia).
Shënues: Lautaro (21'), Calhanoglu (45'+1 - nga penalltia), Acerbi (90+3'), Frattesi (99')- Garcia (54'), Olmo (60') e Raphinha (87').
Kartona të verdhë: Calhanoglu, Mkhitaryan, Augusto - Martinez, Victor.
Interi: Sommer; Bisseck (Darmian 71'), Acerbi, Bastoni; Dumfries (De Vrij 108'), Barella, Calhanoglu (Zielinski 79'), Mkhitaryan (Frattesi 79'), Dimarco (Carlos Augusto 55'); Thuram, Lautaro (Taremi 71').
Trajner: Simone Inzaghi.
Barcelona: Szczesny; Garcia (Fort 98'), Cubarsi (Gavi 106'), Inigo Martinez (Araujo 76'), Gerard Martin; Pedri (Victor 106'), De Jong; Dani Olmo (Lopez 83'); Lamine Yamal, Ferran Torres (Lewandowski 90+1'), Raphinha.
Trajner: Hansi Flick.
Ndeshja në kohën e rregullt u mbyllë baras (3:3) pasi që edhe ndeshja e parë kishte përfunduar baras e me të njëjtin rezultat, shkoi në vazhdime dy herë nga 15 minuta.
Interi e presin në finale PSG apo Arsenalin.
Barcelona shokohet pas vazhdimeve.
Portieri Sommer i Interit është trim i ndeshjes.
Ndeshja e parë kishte përfunduar baras (3:3) dhe Interi me rezultat 7:6 kualifkohet në finale.
Në minurën e 21-t Dani Olmo bëri gabim trashanik nga i cili ka përfituar Interi, Dumfries me hapa të shpejt drejt 16-shit e duke pasuar deri te Lauraro Martinez i vetmuar, i cili ka shënuar pa problem, 1:0.
Hakan Calhanoglu ka shtuar epërsinë në minutën e 45+1.
Ai ishte i saktë nga penalltia, 2:0.
Tjetër fytyrë e Barcelonës në pjesën e dytë, me sulm të frikshëm.
Në minutën e 54-t, Garcia nga rreth 10 metra me një goditje të fuqishme ka shënuar dhe ngushtuar rezultatin për 2:1.
Pas tre minutave (57’) Garcia ka lëshuar rastin e qind për qindtë nga afërsia ku portieri Sommer i Interit është hero duke shpëtuar gol të sigurt.
Nuk ka vonuar shumë dhe në minutën e 60-të u barazua rezultati 2::2. Martin ka harkuar për bukuri e Dani Olmo me kokë shkundi portën e vendasve, 2:2.
Interi me fat në minutën e 77-t, Lamine Yamal dinak nga rreth 20 metra gati sa e befasoj portierin Sommer por ky i fundit me paradë e ka dërguar topin në korne.
Në minutën e 87-t Raphinha goditi fort ndalet nga portieri sërish tek ai dhe realzon në këndin e poshtëm të majtë, 2:3.
Në minutën e 90+2 Yamal i pafat, shtylla e majtë e poshtme ia mohoi golin.
Në minutën e 90+3 Acerbi nga afërsia me goditje të fuqishme ka barazuar rezultatin 3:3.
Yamal i vetmuar por gjuajti drejt në duart e portierit Sommer në minutën e 90+5.
Lëshoi rastin për të mbyllur ndeshjen.
Në minutën e 99-t mbrojtja e Barcelonës në gjumë, Frattesi nga afërsia shënoi në këndin e poshtëm të djathtë, 4:3 për Interin.
Në minutën e 114-t portieri Sommer spektakolar. Yamal goditi bukur por Sommer me intervenim të shkëlqyeshën e dëboi topin në korne.
Yamal sërish por nuk mposhtet dot Sommer në minutën e 116-t.