Rregullat e reja në lidhje me ndëshkimet në fushë!

Futboll

Rregullat e reja në lidhje me ndëshkimet në fushë!

Më: 17 maj 2025 Në ora: 15:38
Pamje

FSHF zhvillon takim informues mbi rolin e arbitrit dhe rregullat e reja në lidhje me ndëshkimet në fushë!

Federata e Futbollit zhvilloi një takim informues mes Drejtorisë Teknike dhe shefit të arbitrimit në FSHF, Sokol Jareci, me qëllim përditësimin me rregullat e reja të arbitrimit në futboll.

Në takimin ku morën pjesë stafet teknike të ekipeve kombëtare të djemve dhe vajzave, u diskutua mbi rolin e arbitrit në futboll, elementët teknike në lidhje me faullet dhe ndëshkimet, incidetet në fushë, si dhe se si trajnerët duhet të përshtasin lojtarët në vazrësi të këtyre penalizimeve.

Sesioni u zhvilluar në mënyrë interaktive, ku pjesëmarrësit u angazhuan në diskutime në lidhje me temat e diskutuara dhe mënyrën e aplikimit të rregullave në fushën e lojës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat