Leart Paçarada – lojtar i ndeshjes, vlerësohet me notë të madhe për fitoren e thellë në Gjermani 

Futboll

Leart Paçarada – lojtar i ndeshjes, vlerësohet me notë të madhe për fitoren e thellë në Gjermani 

Nga: K. Goca Më: 18 maj 2025 Në ora: 19:35
Koln, kampion i Bundesliga II

Reprezentuesi i Kosovës, Leart Paçarada, ka treguar klasin e tij në ndeshjen e javës së fundit me Koln-it, ku u shpallen kampion të Bundelsiga II. 

Koln ka shënuar fitore të thellë me rezultat 4:0 ndaj Kaiserslauternit, në takimin e javës së 34-të.

Paçarada ka asistuar në golin e parë në minutën e 14-të, duke i dhënë motiv shtesë ekipit. 

Image

Notat

Paçarada është vlerësuar me notën 8.7 nga faqja ndërkombëtare “Flashscore”.

Djali i legjendës së futbollit të Kosovës, Shukriut, ish portierit të gjeneratës së artë të Prishtinës, u shpall lojtar i ndeshjes. Pas tij lshtë Martel i Kolnit u vlerësua me notën 8.3.

Koln përfundoi në vend të parël me 61 pikë, dy pikë më shumë se Hamburgu në pozitën e dytë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat