Tottenham siguron biletën për në Champions League
Tottenhami është fitues i Europa League në futboll.
Skuadra londineze ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Manchester Utd.
Tottenham - Manchester Utd 1:0
Stadiumi "San Mamés" në Bilbao.
Gjyqtar: F. Zwayer (Gjermania).
Shikues: 53331.
Shënues: Johnson (42').
Kartona të verdhë: van de Ven, Richarlison, Bissouma - Diallo, Zirkzee, Maguire..
Tottenham: Vicario; Pedro Porro, Romero, Van de Ven, Udogie;(Spence 90') Sarr,Gray 90') Bissouma, Bentancur; Johnson (Danso 78'), Solanke, Richarlison (Son Heung-Min 67').
Manchester United: Onana, Maguire, Yoro, Shaw, Mazraoui (Dalo 85'), Dorgu (Mainoo 90'), Casemiro, Fernandes, Amad, Mount (Garnacho 71'), Hojlund (Zirkzee 71').
Atmosferë e bukur në stadiumin "San Mamés" në Bilbao të Spanjës, ku të dyja skuadrat dhanë atomin e fundit.
Një gol vendosi kampionin e Europa League.
Në minutën e 42-të, një veprim që nuk premtonte shumë ka përfunduar me gol.
Futbollisti Brennan Johnson nga afërsia ka shënuar për fitoren e Tottenhamit. Portieri Onana nuk ka arritur të shpëtojë portën e Manchester Utd.
Në minutën e 68-zë, fat i madh për Tottenham. Van de Ven e hoqi topin nga vija fatale pas goditjes së Rasmus Hojlund (Manchester United) brenda zonës.
Fundi i ndeshjes me tensione. Nervozizëm tek lojtarët e Manchester Utd.
Tottenham ka ngritur lart trofeun dhe në anën tjetër ka siguruar edhe biletën për në Champions League.
Manchester Utd e ka mbyllur edicionin 2024-2025 shumë keq, duke mbetur jashtë garave evropiane, ku sonte e kishte rastin e fundit por nuk ia doli në finalen e Eiuropa Leagues që të shkojë direkt në Champions League.