Shenja “jete” kundër Gjermanisë U-17, Kulla: Rezultati nuk ishte i drejtë

Futboll

Shenja “jete” kundër Gjermanisë U-17, Kulla: Rezultati nuk ishte i drejtë

Më: 22 maj 2025 Në ora: 20:41
Gabriel Kulla

Shqipëria nuk ishte në gjendje ti bënte ballë “tërmetit” të Gjermanisë, ndeshje e vlefshme për Europianin U-17 “Shqipëri 2025”.

Ndeshja e mbajtur në “Elbasan Arena” është mbyllur me shifrat 0-4 në favor të “Pancerave”.

Pas takimit ka folur sulmuesi Gabriel Kulla. 

“Ka shumë emocione, por kur jemi në fushë nuk i mendojmë emocionet, por të japim maksimumin.

Përveç rezultatit, që nuk ishte si loja, do japim edhe ndeshjen tjetër maksimumin.

Është mbrojtje e mirë, por kam menduar të jap për veten dhe skuadrën më të mirën”, tha Kulla në një prononcim për mediat.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat