Paraqitje dinjitoze e Sherrit ndaj kampionëve të Napolit

Futboll

Paraqitje dinjitoze e Sherrit ndaj kampionëve të Napolit

Më: 23 maj 2025 Në ora: 23:09
Pamje nga ndeshja

Alen Sherri dhe Kristjan Asllani, u aktivizua titullarë, në duelet e fundit të Serisë A, që skuadrat e tyre zhvilluan mbrëmjen e sotme.  

Gardianit shkodran iu besua vendi i titullarit, në përballjen ndaj Napolit, teksa rezulton një ndër futbollistët me vlerësimin më të lartë te Kaljari, duke bërë plot 4 pritje vendimtare.

Sherri u vlerësua me notën 7.4 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”, teksa qëndroi në fushë 82 minuta. 

Ndërkohë për sa i përket Asllanit, mesfushori shqiptar, u aktivizua gjatë gjithë takimit në triumfin 0-2 që Interi arriti ndaj Komos, duke u vlerësuar me notën 6.8..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat