Minnesota po e deklason Oklahoman në ndeshjen e tretë gjysmëfinale të NBA

Futboll

Minnesota po e deklason Oklahoman në ndeshjen e tretë gjysmëfinale të NBA

Më: 25 maj 2025 Në ora: 08:13
Foto ilustrim

Plot 31 pikë është diferenca pas pjesës së parë ndërmjet Minnesota Timberwolves dhe Oklahoma City Thunder.

Anise këta të fundit janë duke udhëhequr serinë gjysmëfinale të NBA 2-0, sonte asgjë s’po u shkon për shtati.

“Ujqit” po avancojnë 72-41 pas dy çerekëve të parë, në të cilët shkëlqeu Anthony Edwards me 20 pikë, tetë kërcime e tri asistime.

Në finale të NBA kualifikohet ajo skuadër e cila shënon katër fitore, teksa një biletë për në nivelin kulminant e kontestojnë edhe New York Kincks – Indiana Peacers.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat