Përballja Besa – Bashkimi për një vend në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut

Futboll

Përballja Besa – Bashkimi për një vend në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut

Nga: K. Goca Më: 25 maj 2025 Në ora: 14:23
Besa

Sot, zyrtarisht do të dihet se Besa e Dobërdollit apo Bashkimi i Kumanovës do të janë pjesë e elitë së futbollit të Maqedonisë së Veriut për edicionin 2025-2026.

Ndeshja luhet sot në orën 17:00. në Kavadar. 

Fituesi i këtij dueli do të luajë në elitën e futbollit, ndërsa humbësi në ligën e dytë.

Besa përfundoi në vendin e 10-të në elitë, ndërsa Bashkimi ishte i treti në ligën e dytë, duke fituar kështu të drejtën për  këtë ndeshje play-off-i.

Sigurisht, kjo do të jetë ndeshja e vitit për të dyja ekipet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat