Barcelona në kërkim të një portieri, hedh sytë te skuadra rivale

Futboll

Barcelona në kërkim të një portieri, hedh sytë te skuadra rivale

Më: 25 maj 2025 Në ora: 15:35
Olmo e Raphinha

Barcelona po mendon të nënshkruajë me një portier për sezonin e ardhshëm.

Siç raporton gazetari Fabrizio Romano, kampionët e rinj të Spanjës kanë hedhur sytë te gardiani i Espanyol, Joan Garcia.

Përveç katalanasve, për Garcian ka interesim edhe nga skuadra të Premierligës dhe Bundesligës.

Garcia ka shkëlqyer këtë sezon me Espanyolin, duke bërë 38 paraqitje në La Liga si dhe ka arritur të mbajë 8 herë portën e paprekur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat