Bashkimi bën mrekullinë, fiton dhe rikthehet në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut

Futboll

Bashkimi bën mrekullinë, fiton dhe rikthehet në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut

Nga: K. Goca Më: 25 maj 2025 Në ora: 18:57
Pamje nga ndeshja

Skuadra e Bashkimit të Kumanovës ka shënuar fitore të madhe me rezultat 2:0 ndaj Besës së Dobërdollit, në ndeshjen e play-off-it.

Ndeshja u zhvillua në Kavadar mes skuadrave shqiptare, Besës që u rendit në vend të dhjetë në elitën e futbollit dhe Bashkimit në pozitën e tretë në Ligën e Dytë.

Besa be nga liga, nuk ka qëndruar më shumë se një vit, Bashkimi ka bërë mrekulinë duke arritur që të kthehet pas një kohe të gjatë në shoqërinë e më të mirëve.

Futbollisti Hebib Saiti shënoi në minutë e 37-të dhe Filip Aleksovski në atë të 80-tën..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat