Juventusi në Champions League e Venezia bie nga liga

Futboll

Juventusi në Champions League e Venezia bie nga liga

Nga: K.G. Më: 25 maj 2025 Në ora: 22:46
Juventusi

Juventusi në frymën e fundit e ka siguruar biletën për në garat e ardhshme të Champions League. 

Nga ana tjetër, dëshpërim e lot të Venezia, bien nga Serie A.

Venezia si vendas ka pësuar humbje me rezultat 3:2 nga Juventusi në një atmoferë të zjarrtë.

Për Venezian shënuan Fila (2') e Haps (55') dhe për Juven Yildiz (25'), Kolo - Muani (31') e Locatelli (73' - nga penalltia).

Juve mori tre pikë duke përfunduar në vend të katërt me 70 pikë e Venezia bie në të 19-tin me 29 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat