Ndëshkoi i pari ish-skuadrën në finalen e Championsit, Hakimi: U kërkoj falje tifozëve të Interit

Futboll

Ndëshkoi i pari ish-skuadrën në finalen e Championsit, Hakimi: U kërkoj falje tifozëve të Interit

Më: 1 qershor 2025 Në ora: 08:34
Ashraf Hakimi

Ashraf Hakimi, ish-mbrojtësi i Interit dhe tashmë i PSG-së, ishte i pari që shënoi gol në finalen e Championsit. 

Duke folur për transmetuesin M6 pas ndeshjes, ai deklaroi se:

 “Ishte një natë e jashtëzakonshme. Që nga momenti që mbërritëm në Monako, ndjemë se ishte e jona. Punuam shumë. U përpoqa të qëndroja i përqendruar për të ndihmuar ekipin. 

Pasi shënova, nuk ishte e lehtë dhe nuk doja të festoja. U kërkoj falje tifozëve të Interit që më mbështetën dhe më respektuan. Kemi një ekip të ri, duhet të vazhdojmë të punojmë”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat