Albin Krasniqi afër marrëveshjes me Kolos Kovalivak

Futboll

Albin Krasniqi afër marrëveshjes me Kolos Kovalivak

Më: 1 qershor 2025 Në ora: 23:16
Albin Krasniqi

Skuadra e Kolos Kovalivak është pranë transfeirmit të Albin Krasniqit.

Futbollisti i Prishtinës pritet të largohet nga skuadra e kryeqytetit në fund të këtij muaji, pasi skadon edhe kontrata.

Mediat ukrainase tashmë kanë filluar të shkruajnë për transfeirmin e mundshëm të Albinit në ekipin e Kolos.

Dhe ky transferim pritet të ndodh me parametra zero.

Krasniqi gjatë këtij sezoni në Superligë zhvilloi 29 ndeshje, shënoi katër gola dhe bëri katër asiste.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat