Një skuadër arbitrash shqiptarë do të gjykojë miqësoren Kosovë - Armeni!

Futboll

Një skuadër arbitrash shqiptarë do të gjykojë miqësoren Kosovë - Armeni!

Më: 4 qershor 2025 Në ora: 13:02
Juxhin Xhaja

Një skuadër arbitrash shqiptarë do të gjykojë miqësoren Kosovë-Armeni!

Një skuadër arbitrash shqiptarë do të vendosë drejtësi në ndeshjen miqësore Kosovë-Armeni, që do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë të premten e 6 qershorit.

Juxhin Xhaja do të jetë gjyqtari kryesor i takimit, ndërsa Xhulio Mani dhe Marjus Qose asistenët e tij. Florian Lata do të jetë gjyqtari i katërt i takimit.

Miqësorja Kosovë-Armeni do të luhet të premten në orën 19:00 në Prishtinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat