Faton Neziri është futbollisti më i ri i Dinamos

Futboll

Faton Neziri është futbollisti më i ri i Dinamos

Më: 6 qershor 2025 Në ora: 12:11
Faton Neziri

Faton Neziri është futbollisti më i ri i Dinamos.

Mbrojtësi i majtë ka vendosur të mbyllë aventurën e tij në Superligën e Kosovës me Dukagjinin, për të nisur një të re në Superioren e Shqipërisë.

Ndërkohë që një reagim i papritur ka ardhur pikërisht nga trajneri i Dukagjinit, Ismet Munishi.

Tekniku i mirënjohur në Kosovë, ka bërë një reagim në rrjetet sociale, ku shpreh “dhimbjen” e tij për shkak se nga organika i është larguar një lojtar cilësor.

“Me shumë dhimbje e them që Dinamo ka marrë një lojtar shumë të mirë. Shumë suksese Faton”, shkruan Munishi në profilin e tij, në rrjetin social “Facebook”..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat