Xhafa: Përballemi si të barabartë me Serbinë, nuk jemi skuadër inferiore

Futboll

Xhafa: Përballemi si të barabartë me Serbinë, nuk jemi skuadër inferiore

Më: 7 qershor 2025 Në ora: 15:52
Shqipëria

Shqipëria përballet sonte me Serbinë, në ndeshjen e vlefshme për Grupin K për kualifikueset e Botërorit 2026.

Kombëtarja synon 3 pikët në një ndeshje mjaft delikate.

Trajneri i njohur, Erjon Xhafa tha se në këtë takim doza emocionale nuk fshihet dot.

”Ne kemi marrë pjesë dy herë në Europian.

Nuk jemi inferiorë, përjashto skuadrat pretendente. Pjesa emocionale do ndikojë shumë. Stadiumi do ndikojë në momente të caktuara. Ne jemi skuadër që presim.

Sot nuk kërkojmë vetëm fitore, por edhe të përballemi me kundërshtarin.

Sado që të jenë të ftohtë, apo profesionistë, doza emocionale nuk mund të fshihet.

Unë ta jap të sigurtë se një rivënie anësore apo mundësi, stadiumi do ngrihet peshë. Besoj se nuk është ndeshje si gjithë të tjerat”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat