Siguri e lartë, afër stadiumit në “Air Albania” vendosen autoblindat

Futboll

Siguri e lartë, afër stadiumit në “Air Albania” vendosen autoblindat

Më: 7 qershor 2025 Në ora: 17:34
Pamje

Sonte zhvillohet ndeshja mes Kombëtares së Shqipërisë dhe Serbisë, e vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

Në Tiranë është një atmosferë e jashtëzakonshme e krijuar nga tifozët, që kanë udhëtuar nga të gjitha vendet e botës.

Para disa minutash, në stadiumin “Air Albania” u vendosen një numër i madh policësh dhe autoblindash.

Është paralajmëruar nga Policia e shtetit të Shqipërisë që do të ketë kontrolla të rrepta për tifozët që do të futen në stadium.

Kujtojmë që ndeshja zhvillohet nga ora 20:45.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat