Rodriguez tha se Argjentina fiton me arbitra, Messi: Ti flet shumë…

Futboll

Rodriguez tha se Argjentina fiton me arbitra, Messi: Ti flet shumë…

Më: 11 qershor 2025 Në ora: 18:46
Rodriguez e Messi

Lionel Messi është përballur me rivalin e tij kolumbian James Rodriguez gjatë ndeshjes së Argjentinës me Kolumbinë.

Ndeshja u mbyll në barazim 1–1 në raundin e 16-të të kualifikueseve të Kupës së Botës 2026.

Në pjesën e dytë, sulmuesi argjentinas iu afrua mesfushorit dhe shkëmbeu disa fjalë me të.

“Ke thënë që arbitrat na ndihmuan në finale. Ti flet shumë”, i është drejtuar Messi rivalit të tij. “Nuk kam thënë asgjë”, ka qenë reagimi i James.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat