Sulmuesi më në formë i Kombëtares drejt largimit pasi spikati

Futboll

Sulmuesi më në formë i Kombëtares drejt largimit pasi spikati

Më: 12 qershor 2025 Në ora: 15:44
Daku

Mirlind Daku është drejt largimit nga Rubin Kazan. Vetë klubi rus ka konfirmuar negociatat me Zenit Shën Petersburg.

“Klubi ynë po negocion me Zenitin në lidhje me transferimin.

Sapo të ketë informacion zyrtar, ne do ta raportojmë”, shkruhet në deklaratën e Rubinit.

Daku është aktualisht sulmuesi më në formë i Kombëtares shqiptare. Në sezonin e mbyllur spikati me Rubinin, ndërsa ka edhe një vit të mbetur kontratë.

27-vjeçari po kalon te gjigantët e Rusisë, që kanë synim vetëm titullin kampion.

Kjo lëvizje e bujshme pritet të zyrtarizohet përfundimisht në orët në vijim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat