Manchester City triumfon me lehtësi ndaj ekipit nga Maroku 

Futboll

Manchester City triumfon me lehtësi ndaj ekipit nga Maroku 

Nga: K.G. Më: 18 qershor 2025 Në ora: 19:56
Lojtarët e Manchester Cityt

Skuadra e Manchester Ctiyt e ka nisur me fitoren fazën e grupeve të Kupës së Botës për klube në futboll. 

City ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj ekipit nga Maroku, Wydad, në kuadër të grupit G. 

Foden në minutën e 2-të e Doku në atë të 42-tën shënuan për fitoren e Cityt. 

Ndeshja u luajt në stadiumin Philadelphias.

Në Grupin G janë edhe Al Ain e Juventusi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat