Tallje epike e tifozëve të Botafogos në ndeshjen ndaj PSG-së: Nuk jemi Interi!

Futboll

Tallje epike e tifozëve të Botafogos në ndeshjen ndaj PSG-së: Nuk jemi Interi!

Më: 21 qershor 2025 Në ora: 19:05
Pamje

Skuadra e Botafogos ka shkaktuar një nga surprizat e mëdha në Botërorin e Klubeve, teksa mund PSG-në, fituese të Ligës së Kampioneve.

Ekipi brazilian bëri gjithçka mirë përballë parisienëve të drejtuar nga Luis Enrike të cilët vinin në këtë duel pas dy rezultateve mjaft të bujshme si fitorja e thellë 5:0 ndaj Interit në finalen e Champions, por edhe një “leksion” 4:0 ndaj Atletiko Madrid që njihet si një nga ekipet që rrallëherë pëson humbje të thella.

Por tifozët e Botafogos i kishin idetë e qarta që në fillim dhe gjatë ndeshjes, në shkallaret e stadiumit nisi një kor i qartë thumbues.

“Asnjëherë nuk është e lehtë, Botafogo nuk është Interi i Milanos”, dëgjoheshin të këndonin tifozët e skuadrës braziliane, që në fund doli fitimtare nga dueli me parisienët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat