Korreshi do të vazhdojë që të jetë pjesë e ekipit të Lushnjës

Futboll

Korreshi do të vazhdojë që të jetë pjesë e ekipit të Lushnjës

Më: 25 qershor 2025 Në ora: 12:08
Marjus Korreshi

Marjus Korreshi do të vazhdojë që të jetë pjesë e ekipit të Lushnjës.

Tashmë është gjithçka zyrtare dhe mbrojtësi 26-vjeçar ka firmosur kontartën e re me lushnjarët.

“Djali i shtëpisë” ka dalë pikërisht nga akademia e Lushnjës, teksa është larguar dhe rikthyer disa herë. Rikthimin e fundit e pati pikërisht verën e shkuar, kur vendosi të largohej nga Oriku.

Tashmë, duket se Korreshi nuk e ka më në plan largimin. Është vetë klubi i Lushnjës, i cili ka njoftuar rinvoimin e kontratës me qendërmbrojtësit 26-vjeçar.

Kujtojmë se Korreshi ka një karrierë të gjatë, si brenda dhe jashtë Shqipërisë. Në vendin tonë, mbrojtësi ka luajtur për Lushnjën dhe Orikun. Ndërsa në Gjermani, 26-vjeçari ka veshur fanellën e Eintracht Burstadt dhe Mannheim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat