Arben Zeqiri: Mirënjohje e përjetshme për gazetën ‘Bota sot”

Futboll

Arben Zeqiri: Mirënjohje e përjetshme për gazetën ‘Bota sot”

Më: 26 qershor 2025 Në ora: 19:59
Ylli i futbollit Luka Modriç së bashku me Arben Zeqirin

Legjenda e futbollit,  Arben Zeqiri, ka përgëzuar tre dekadat e gazetës kombëtare “Bota sot”.

Zeqiiri kujton kohën e rinisë së tij kur mezi priste ta kishte në duart e tij gazetën “Bota sot”.

“Me padurim prisnim mëngjesin e të hënave sidomos, për të shfletuar raportet e ndeshjeve në gazetën nr 1 në vend atëherë ‘Bota sot”.

Jemi rritur me lajmet, kronikat e raportimet tuaja. Ishit burim frymëzimi për sportin e sportistët e gjeneratës sime dhe jo vetëm…

Shkrimin e parë për afirmimin tim ma pati bërë pikërisht gazeta juaj në pranverën e vitit 2000.

Mirënjohje e përjetshme për ‘Bota sot”, ka uruar Zeiqiri, ish futbollisti i spikatur i Gjilanit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat