A do e paguajë Barcelona klauzolën e famshme?

Futboll

A do e paguajë Barcelona klauzolën e famshme?

Më: 27 qershor 2025 Në ora: 17:37
Laporta

“Nëse një mundësi në treg e kërkon investimin bazuar te klauzola, Barca është gati të bëjë atë që është e nevojshme”.

Kjo është deklarata e fundit e presidentit të Barcelonës, Joan Laporta, i pyetur për transferimin e mundshëm të Nico Williams. Sulmuesi spanjoll ka klauzolë largimi 58 mln euro.

Laporta komentoi gjithashtu për presionin që po i bëhet Barcelonës nga Liga Spanjolle e Futbollit dhe nga Bilbao për rregullat e merkatos.

“Nuk dua të flas për persekutim. Ata na vënë pengesa, por ne kemi mësuar tashmë të vrapojmë në gara me pengesa”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat