Drejtori i Bayerit i mërzit tifozët e Milanit me deklaratën për Granit Xhakën

Futboll

Drejtori i Bayerit i mërzit tifozët e Milanit me deklaratën për Granit Xhakën

Më: 1 korrik 2025 Në ora: 13:55
Granit Xhaka

Drejtori sportiv i Bayer Leverkusenit, Simon Rolfes ka folur për të ardhmen e Granit Xhakës.

Ylli i “Farmaceutikëve” është bërë objektiv i Milanit, por që palët nuk kanë arritur marrëveshje.

E së fundmi, zyrtari i lartë i klubit gjerman foli rreth interesimit të “Rossoneri” për kapitenin e ekipit.

“Ne mbetemi të përqendruar tek faktet. Ndonjëherë kjo ndihmon në botën e sotme. Janë bërë shumë spekulime për një kalim të supozuar të tij tek Milani, por nuk ka pasur asnjë bisedim.

Pas ndeshjes së fundit të sezonit në Mainz i thashë Granitit që mbetet një lojtar i rëndësishëm për ne. Kjo qasje e jona nuk ka ndryshuar”, u shpreh Rolfes për “Kolner Stadt-Anzeiger”.

Xhaka personalisht e ka shprehur dëshirën e tij për t’iu bashkuar shtatë herë kampionit evropian, por që oferta e këtij të fundit ishte e pamjaftueshme për Leverkusenin.

Pas largimit të yjeve të ekipit dhe të trajnerit Xabi Alonso, edhe Xhaka e dëshiron largimin, por trajneri i ri, Erik ten Hag dëshiron ta ndërtojë ekipin përreth përfaqësuesit zviceran.

Sidoqoftë, vera është e gjatë dhe deri në fund të saj mund të ndodh gjithçka.

Ish-futbollisti i Baselit, Borussia Monchengladbachut e Arsenalit mbetet njëri prej mesfushorëve më të mirë në Evropë, thënë kjo edhe në bazë të statistikave të viteve të fundit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat