Mesfushori 25-vjeçar mbetet pa ekip dhe i del emri në Durrës

Futboll

Mesfushori 25-vjeçar mbetet pa ekip dhe i del emri në Durrës

Më: 3 korrik 2025 Në ora: 23:15
Sebastjan Spahiu

Sebastjan Spahiu spikati në sezonin 2023-24 me Egnatian.

Më pas, në verën e vitit të kaluar, nisi një aventurë të re jashtë shtetit te Mes Rafsanjan.

“Panorama Sport” mëson se ai është larguar nga klubi iranian dhe tashmë është lojtar i lirë.

Rikujtojmë që Spahiu mori ftesë nga Kombëtarja në shtatorin e 2024-ës, falë paraqitjeve me kampionët e Shqipërisë, teksa u aktivizua 1 ndeshje me fanellën kuqezi.

Në lojë për shërbimet e tij është edhe skuadra e Teutës, që po bëhet nga e para. Durrsakët do të jenë në kërkim të lojtarëve të kalibrit të lartë, për të firmosur  me ndonjë mbrojtës krahu ose sulmues.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat