Alexander-Arnold pas fitores së Real Madridit: ‘Diogo Jota ishte aty me mua’

Futboll

Alexander-Arnold pas fitores së Real Madridit: ‘Diogo Jota ishte aty me mua’

Më: 6 korrik 2025 Në ora: 08:37
Trent Alexander-Arnold dhe Jota

Trent Alexander-Arnold thotë se ish-shoku i skuadrës te Liverpooli, Diogo Jota, “ishte aty me mua” pasi ndihmoi Real Madridin të arrinte në gjysmëfinalet e Kupës së Botës për Klube.

Ai tha se lajmi për vdekjen e Jotës kishte qenë “jashtëzakonisht i vështirë” për t’u pranuar.

“Më është dashur të përpiqesha të performoja mirë për ekipin dhe t’i ndihmoja ata të fitonin ndeshjen, pavarësisht se sa e vështirë ishte”, tha Alexander-Arnold për DAZN pas ndeshjes.

Jota, 28 vjeç, vdiq në një aksident me makinë të enjten së bashku me vëllain e tij 25-vjeçar Andre Silva. Funerali i tyre i përbashkët u mbajt të shtunën në Portugali.

Alexander-Arnold dhe Jota kaluan pesë vjet së bashku te Liverpooli përpara se mbrojtësi i krahut të anglez të largohej për në Madrid në qershor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat