Dikur votoi kundër Kosovës, Dejan Saviçeviqi ndalohet në polici

Futboll

Dikur votoi kundër Kosovës, Dejan Saviçeviqi ndalohet në polici

Nga: K.G. Më: 6 korrik 2025 Në ora: 22:51
Dejan Saviçeviq

Presidenti i Federatës së Futbollit të Malit të Zi, Dejan Saviçeviq, ish futbollisti i Milanit, është ndaluar nga policia të shtunën në mbrëmje.

Arsyeja e ndalimit të njeriut të parë të futbollit malazez janë disa shkelje të rregullave në trafik.

Saviçeviq iu dorëzua një gjyqtari për kundërvajtje dhe u dënua me gjobë. 

Pas dënimit me të holla, Saviçeviq lirohet.

Saviçeviq nuk iu përgjigj thirrjeve nga media malazeze në lidhje me këtë ngjarje.

Ai u soll në gjykatë për shpejtësi dhe tejkalim në vijën e plotë.

“Saviçeviq gjobitet me 1,000 euro, pasi refuzon t'i nënshtrohet testit të alkoolit.

Saviçeviqit i ndalohet të drejtojë automjetin për katër muajt e ardhshëm, ky është vendimi i Departamentit të Herceg Novit përkatësisht

Gjykatës për Kundërvajtje të Lehta”, ka shkruar mediumi mallazez “Vijesti”.

Duhet theksuar se Saviçeviq në vitin 2016 votoi kundër pranimit të Federatës së Futbollit të Kosovës në UEFA.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat