Partizani me mungesa në sulm përballë Kalju

Futboll

Partizani me mungesa në sulm përballë Kalju

Më: 15 korrik 2025 Në ora: 12:33
Oresti Rifa

Pasnesër Partizani do të rikthehet sërish në fushën e blertë. “Demat e Kuq” do të zhvillojnë ndeshjen e kthimit përballë Kaljus në “Air Albania” e vlefshme për kualifikueset e Conference League.

Trajnerit Skënder Gega do t’i duhet të bëjë në sfidën ndaj letonezëve pa Albers Kekon.

Ky i fundit pësoi një dëmtim serioz që e ka detyruar të qëndrojë jashtë fushave të lojës për disa muaj.

Megjithatë, tekniku i kryeqytetasve do të duhet të bëjë llogaritë edhe pa Orest Rifën.

Sulmuesi i Partizanit nuk do të jetë pjesë e ekipit pasnesër pasi para pak ditësh shqetësoi për një dëmtim dhe Gega nuk do ta rrezikojë edhe më shumë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat